Kur të gjithë prisnin që Çelzi të bëjë ndonjë goditje në repartin e sulmit, pas dështimit për të marrë Romelo Lukakun, drejtuesit e skuadrës “blu” bënë një super goditje në repartin difenziv, ku arritën që të sigurojnë shërbimet e reprezentuesit gjerman, Antonio Rudiger.
Qendërmbrojtësi gjerman, fitues i Kupës së Konfederatave me Gjermaninë para pak ditësh, në Londër transferohet për shumën prej 38 milionë eurove.
Bëhet fjalë për një futbollist 24-vjeçar, i cili te Roma erdhi nga Shtutgarti për një shumë prej 9.5 milion euro, ndërsa falë ecurisë së tij që ka qenë fantastike, Roma tashmë përfiton një shumë të konsiderueshme të hollash nga shitja e tij.
Te Çelzi Rudiger do të duhet të luftojë për një vend në formacion me Geri Kahill dhe David Luiz, dy të tjerë super futbollistë, ashtu që Konte në sezonin e ri do të ketë më shumë variante në pjesën difenzive, ku do të ketë raste që brazilianin David Luiz ta përdorë edhe si mesfushorë.