Edhe pse shumica e shihnin si punë të kryer transferimin e brazilianit Dani Alvesh te Çelzi dhe më pas edhe te Mançester Siti, një gjë e tillë si duket nuk do të ndodh, pasi në orët e fundit të së shtunës nga Franca mbërriti një lajm bombë, sipas të cilët ish futbollisti i kampionëve në fuqi të Italisë, ka arritur marrëveshje me Paris Sen Zhermenin.
Lajmin e bënë të ditur prestigjiozja “L’Equipe”, një medium ky me shumë peshë në Francë dhe gjithë Evropën.
Alvesh para pak ditësh u largua nga skuadra e Juventusit dhe tashmë duket se milionat e sheikëve të PSZH-së e kanë joshur brazilianin, i cili me Juventusin dështoi të fitoi Ligën e Kampionëve sezonin që u mbyll.