Marko Andreolli më nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Interit. Mbrojtësi 31 vjeçar ka filluar një aventurë të re, duke iu bashkuar skuadrës së Kaljarit. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë skuadra nga Kalabria, përmes një njoftimi në sajtin e tyre zyrtarë.
“Marko Andreolli është një futbollist i ri i Kaljarit. Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare”, – thuhet në njoftimin e skuadrës nga Serie A.
Andreolli edicionin e kaluar si i huazuar luajti te Sevilja në La Liga, duke zhvilluar vetëm 7-të ndeshje, ndërkohë pjesë e Interit ishte që nga viti 2013-të.