Ish futbollisti i Kombëtares shqiptare, Valdet Rama, karrierën e tij futbollistike ka vendosur ta vazhdojë në Kinë. Futbollisti nga Kosova, ka vendosur të largohet nga Gjermania për të luajtur në Superligën kineze.
Rama, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës gjermane të Ëürzburger Kickers, ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Janbian Funde, skuadër kjo e cila për momentin renditet në vendin e parafundit dhe po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit kinez.
Pjesën më të madhe të karrierës së tij, Valdet Rama e ka kaluar në Gjermani, ndërsa gjithashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Orebro në Suedi si dhe skuadrës së Valjadolit në La Liga.