Uejn Runi zëvendëson Lukakun te Evertoni

Sulmuesi angleze dhe kapiten i Mançester Junajtedit, Uejn Runi ka arritur marrëveshje dy vjeçare me Evertonin, njofton “Daily Star”, përcjellë “infOSport.mk”.

Largimi i 31-vjeçarit Uejn Runi nga “’Olld Traford” përflitej për disa muaj me rradhë, kjo për shkak edhe hapësirës më të vogël që merrte te skuadra e Mançester Junajtedt sezoneve të fundit, ndërsa mediat angleze si destinacion të tij të rradhës shohin skuadrën e Evertonit.

Reprezentuesi anglez pikërisht nga rradhët e Evertonit 13 vite më parë zbarkoi në “Olld Traford”, ndërsa edhe vetë në deklaratat për mediat në Angli ka pranuar se Junajtedi dhe Evertoni janë dy klubet e vetme për të cilat do të luante në Premierligë.

 

Leave a Reply