Steinhaus, femra e parë që do t’u referojë meshkujve në Bundesligë

Është Bibiana Steinhaus, gjyqtarja e cila do të shkruaj historinë në Bundesligës gjermane, duke u bërë kështu femra e parë që do të refereojë në këtë kategori të futbollit.

38 vjeçarja Steinhaus, nga sezoni i ardhshëm do të referojë në kampionatin e Bundesligës gjermane për meshkuj. Ajo me profesion është oficere policie, ndërsa pjesë e shoqatës së gjyqtarëve në Federatën gjermane të futbollit është që nga viti 1999.

Steinhaus ka refuruar në kategori të ndryshme të gjermanisë, ndërsa ka qenë pjesë edhe dy evinimenteve të rëndësishme si Kampionati Botëror për femra dhe Olimpiada e Londrës që u zhvillua në vitin 2012.

Leave a Reply