Braziliani Daglas Kosta është shumë pranë transferimit te Juventusi dhe mungojnë vetëm disa detaje të vogla që futbollsiti i Bajernit të Munihut të veshë fanellën e “bardhezinjëve”, raporton Sky Sport, përcjellë “infOSport.mk” .
Mesfushori brazilian ka dalë i tepërt te Bajerni, që nuk e konsideron më titullar, pas një sezoni jo fort të mirë.
Juve e kërkon prej kohësh dhe pasi ka shitur portierin brazilian Neto te Valencia, është gati të mbyllë marrëveshjen me klubin bavarez, për 35 milionë euro, plus bonuse.