Hajduku ka prezantuar një fanellë të veçantë, me të cilën do të luaj në sezonin e ri futbollistik, 2017/2018. Fanella e tretë e skuadrës nga Spliti u dedikohet fansave, të cilët e kanë ndihmuar skuadrën financiarisht.
Kompania e veshjeve sportive, “Macron” që veshë edhe KF Shkëndija, ka bërë një dizajn të posaçëm të fanellës së tretë skuadrës së Hajdukut.
Kjo fanellë ka ngjyrë të zezë, ndërsa në të me shkronja të vogla janë të regjistruar të gjithë emrat e tifozëve të Hajdukut që kishin dhuruar të holla për ekipin e tyre të zemrës.
Këta tifoz janë ata, të cilët i ishin përgjigjur pozitivisht kampanjës “Ose jemi, ose s’jemi”. Të gjithë ata që kishin kontribuar për skuadrën e njohur kroate do të kenë mundësinë të shohin emrin e tyre të shënuar në fanellën e tretë, me të cilat skuadra e tyre do ti zhvillojë ndeshjet gjatë sezonit të ri.