Demir  Imeri brenda javës vendos të ardhmen e tij

Demir Imeri pas tre viteve e gjysmë të kaluara te Shkëndija, në fund të qershorit edhe zyrtarisht u nda me skuadrën tetovare, duke qenë kështu një futbollist i lirë. Ofertat në adresë të tij nuk kanë munguar që nga dita kur futbollisti kërçovarë morri dokumentet në duart e tij, mirëpo që të gjitha ai po i shqyrton dhe sipas asaj që i’a tha “infOSport.mk”, ditëve në vijim pritet që të vendos edhe për të ardhmen e tij.

“Interesimi nuk mungon, mirëpo sinqerisht po i shqyrtojë mirë të gjitha ofertat, para se të vendos të ardhmen time” – u shpreh Demir Imeri për “infOSport.mk”.

Për shërbimet e 21-vjeçarit Imeri  interesohen disa skuadra nga Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë, ndërsa gjithashtu nuk mungon interesimi edhe nga Kroacia dhe Sllovenia.

 

Leave a Reply