Edhe skuadra kosovare, FC Prishtina e ka mbyllur aventurën e saj të parë në Liga Evropa, pasi edhe në ndeshjen e kthimit të luajtur në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, u mposht nga Norkopingu i Suedisë me rezultat minimal 0:1.
Golin e vetëm për suedezët në këtë takim e shënoi Sebastian Anderson në minutën 71. Prishtina nga kjo garë eliminohet me rezultat të përgjithshëm 6:0, pasi në ndeshjen e parë të zhvilluar në Suedi, Norkopingu fitoi me shifra të thella 5:0.
Me Trepçën 89 gjithashtu të eliminuar nga eliminatoret e Ligës së Kampionëve tashmë skuadrat nga Kosova e përfundojnë aventurën e tyre të parë Evropiane, ndërsa kthejnë syt kah sezoni i ri në Superligën e Kosovës, me shpresën që vitin e ardhshëm të paraqiten më mirë në Evropë.