Skuadra e Skënderbeut është skuadra e vetme shqiptare që ka kaluar raundin e parë eliminatorë në kuadër të Liga Evropa, njofton “infOSport.mk”.
Pas eliminimit të Tiranës dhe Partizanit, skuadra korçare i’a doli që të kualifikohet për më tej, edhe atë në mënyrë shumë bindëse, pasi në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Andorë, mundën Sant Julian me rezultatin e thellë 5:0.
Sulmuezi malazez vetëm pas 3 minutave lojë paralajmëroi këtë fitore të lehtë të korçarëve, të cilët pjesën e parë e mbyllën me dy gola epërsi, pasi në rrjetën e vendasve gjatë kësaj pjese shënoi edhe sulmuesi Xhejms.
Një autogol i Britos në minutën e 79-të bëri që Skënderbeu të avansojë edhe me 3 gola epërsi, ndërsa kur të gjithë prisnin fundin e takimit, futbollisti kosovar, Liridon Latifi me dy golat e tij të shënuar në minutat shtesë të takimit, bëri që Skënderbeu të shënojë një ndër fitoret më të larta të skuadrave shqiptare në garat evropiane.
Rikujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Korçë, skuadra e trajnerit Ilir Daja kishte shënuar vetëm fitore minimale. Në raundin e dytë, Skënderbeu do të përballet me skuadrën kazake të Almati.