Një ndër skuadrat më të suksesshme shqiptare në basketboll, Sigal Prishtina ka bërë një super goditje në merkato, duke arritur që të rikthejnë në rradhët e tyre, një ndër basketbollistët më të mirë shqiptarë, Dardan Berisha.
Berisha që me Prishtinën ka fituar shumë tituj të rëndësishëm, pritet të jetë armë e fortë e Prishtinës, këtë edicion, që për “bardhekaltërit” nga kryeqendra kosovare do të jetë historik, duke pasur parasysh se ata për herë të parë në luajnë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve Evropian.
Rikujtojmë ditë më parë drejtuesit e Sigal Prishtinës, rikthyen edhe trajnerin turk, Ahmet Kandemir, ndërsa gjithashtu përforcuan rradhët e tyre edhe me dy basketbollistët amerikan, Woodley e Johnson.
Megjithatë si duket kryesia e Sigal Prishtinës ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit, pasi ditëve në vijim të njëjtit kanë paralajmëruar transferime të tjera bombastike.