Shkëndija me stil kalon në raundin e dytë (VIDEO)

Shkëndija ka dalë sërish fitues në përballjen e turit të parë në Liga Evropa ndaj moldavëve të Daçias, njofton “infOSport.mk”. Pas fitores së thellë 3:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Strumicë një javë më parë, të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani, sot shënuan edhe një fitore tjetër edhe më bindëse, duke mundur në transfertë kundërshtarin e tyre të parë në aventurën e sivjetshme evropiane, Daçian me rezultatin 4:0.

“Kuqezinjtë” ishin të shkëlqyeshëm dhe në përpikmëri kryenin detyrat e dhëna nga ana e trajnerit Qatip Osmani, i cili që në start po shkruan historinë me skuadrën e tij emblemë, Shkëndijën.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKENDIJA AVANSON NE TRANSFERTEN NDAJ DAÇIAS*****************************DAÇIA – SHKENDIJA 0:1 (A. Alimi 32')

Публикувахте от infosport.mk в 6 юли 2017 г.

Shkëndija avansoi me golin e Armend Alimit të shënuar në minutën e 32-të, ndërsa vetëm 5 minuta më pas futbollisti vendas Androniç pasi morri edhe kartonin e dytë të verdhë, duheshe që të braktis fushën, duke i’a bërë edhe më të lehtë punën Shkëndijës në minutat në vazhdim.

Dhe realisht ashtu edhe ishte, pasi ishte vetëm Shkëndija ajo që kanosej dhe që shënonte në rrjetën e kundërshtarit.

Një minutë para fundit të pjesës së parë braziliani Zhunior realizoi edhe golin e dytë për Shkëndijën, kur mjaft mirë u gjetë në zonën kundërshtare nga ana e mesfushorit Armend Alimi.

GOLI I ZHUNIOR, QE I SIGURON NJE EPERSI KOMODE SHKENDIJES GJATE 45 MINUTAVE TE PARA*************************************DAÇIA – SHKENDIJA 0:2 (S. Zhunior 44')

Публикувахте от infosport.mk в 6 юли 2017 г.

Ky gol solli mjaft siguri në lojën e Shkëndijës, futbollistët e së cilës skuadër në pjesën e dytë  u treguan edhe më kërkues në shënimin e golit, por që të dy erdhën në 10 minutëshin e fundit.

Në minutën e 81-të pas një aksioni të bukur dhe harkimit të saktë në zonë nga ana e Mevlan Muratit, futbollisti i talentuar i Shkëndijës, Arbin Zejnullahu, që në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë, realizoi golin e tretë për Shkëndijën, që ishte debutues për të në arenën ndërkombëtare, duke shënuar për rezultat 0:3.

FUTBOLLISTI I TALENTUAR, ARBIN ZEJNULLAHU SHENON EDHE GOLIN E TRETE PER SHKENDIJEN******************************************DAÇIA – SHKENDIJA 0:3 (A. Zejnullahu 81')

Публикувахте от infosport.mk в 6 юли 2017 г.

Trajneri Qatip Osmani në këtë ndeshje vendosi që në lojë të inkuadrojë edhe futbollistin nga Tirana, Olsi Teqja, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 69-të, duke zëvendësuar Marjan Radeski, ndërsa në minutën e 89-të i njëjti përfitoi një penalti, pasi harkimin  e tij nga e djathta me dorë në zonë e ndali Mamah, me ç’rast arbitri kryesor tregoi në pikën e bardhë. I saktë në tentativën e tij ishte kapiteni Ferhan Hasani, i cili në ato momente vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Daçia 0, Shkëndija 4.

KAPITENI HASANI SHENON EDHE GOLIN E KATERT PER SHKENDIJEN*****************************************DAÇIA – SHKENDIJA 0:4 (F. Hasani 89')

Публикувахте от infosport.mk в 6 юли 2017 г.

Në këtë mënyrë Shkëndija me rezultatin e përgjithshëm 7:0 u kualifikua për në raundin e dytë, ku e pret fituesin nga përballja HJK Helsinki – Connah’s Q. Nga Uellsi. Këta të fundit në ndeshjen e parë të zhvilluar para  tifozëve të vetë kishin shënuar fitore minimale 1:0.

Leave a Reply