Shkëndija, që gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht u kualifikua për në raundin e dytë të garave në Liga Evropa, pak më parë ka mësuar edhe kundërshtarin e saj për në këtë fazë, njofton “infOSport.mk”.
Kundërshtarë i “kuqezinjëve” nga Tetova do të jetë skuadra finlandeze e HJK Helsinkit, që në ndeshjen e dytë arriti që të shënojë një fitore bindëse 3:0 ndaj skuadrës në Connah’s Q. nga Uellsi, duke përmbysur në këtë mënyrë rezultatin nga ndeshja e parë, kur finlandezët kishin pësuar minimalisht, 1:0.
Më të merituar për fitoren e Helsinkut para tifozëve të tyre ishin Yanghoubi (11’) dhe Pelvas, i cili realizoi dy gola (31’, 55’).
Ndeshjen e parë Shkëndija ndaj Helsinkut do ta zhvillojë në Strumicë me datë 13 korrik, ndërsa ndeshja kthyese në program është një javë më pas në Helsinki.