Rang-lista e FIFA-s, Maqedonia dhe Shqipëria ok, Kosova shënon rënie

Në rang-listën më të re të FIFA-s, përfaqësuesja e Maqedonisë ka shënuar ngritje. Maqedonia është ngjitur dy pozicione më lart, ku nga vendi i 136-të, tashmë pozicionohet në vendin e 134-t.

Kombëtarja e Shqipërisë për këtë muaj gjendet në vendin e 63-të, me “Kuqezinjët” që shënoi ngritje falë asaj fitore 3:0 ndaj Izraelit të shënuar në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018.

Ndërkohë përfaqësuesaja e Kosovës ka shënuar rënië, duke zbritur 4 vende më poshtë, me skuadrën kosovare që renditet tashmë në vendin e 177-të.

Ndryshimë në kreun, me Gjermaninë që merr kryesimin, pasi fitoi kompeticionin e Kupës së Konfederatave, ndërsa pas tyre rendite Brazili dhe Argjentina.

Leave a Reply