Boksierja më e mirë kosovare, Donjeta Sadiku, është kualifikuar për në finale të Kampionatit Evropian për Juniore.
Sadiku në gjysmëfinale e mposhti bindshëm 5-0 boksieren hungareze Nagy Angela, e cila, pavarësisht përpjekjeve për ta goditur sa më shumë Donjetën, nuk ia arriti qëllimit, përpos që mori katër goditje nga ylli i boksit të Kosovës dhe në fund pësoi humbje bindëse.
Donjeta Sadiku tregoi se jo rastësisht është kampione e Evropës për juniore, ndërsa ka gjasa të mëdha që këtë titull ta mbrojë sërish në Bullgari.