Ish mbrojtësi i Realit të Madridit, Pepe, edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Beshiktashit. Mbrëmjen e së martës portugezi firmosi kontratë dy vjeçare me kampionët në fuqi të Turqisë. Sipas mediave turke brenda kësaj periudhe Pepe te Beshiktashi do të përfitojë 10 milion euro.
Pepe ishte një agjent i lirë, pasi kontrata me Realin i skadoi në fund të muajit qershor.
Mbrojtësi portugez me Realin zhvilloi më shumë se 300 ndeshje, duke fituar plotë 14 tituj. Edhe pse priteshe që ai karrierën e tij të vazhdojë te Paris Sen Zhermeni ose në Kinë, oferta e Beshiktashit ishte më tërheqëse për brazilianin me pasaportë portugeze.