Arsenali ka prezantuar përforcimin më të ri, francezin Aleksandre Lakazet. Ky i fundit te “topçinjtë” vjen nga rradhët e Lionit, ndërsa me skuadrën londineze ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare.
Shuma e transferimit të Lakazet kap shifrën prej 52 milion sterlina, që është rekord në vete për skuadrën nga “Emirates Stadium”, por njëkohësisht edhe për Lionin, që përfitoi një shumë të bukur nga ky transferim.
Aleksandre Lakazet kishte një parakontratë me Atletiko Madridin, mirëpo ndalimi i transferimeve të futbollistëve të rinj nga ana e “jorganxhinjëve”, bëri që kjo marrëveshje të prishet.
Është interesant fakti se shifra prej 28 golave të shënuar nga ana e Lakazet sezonin e kaluar me fanellën e Lionit, është më e lartë se ajo e golave të shënuar nga ana e gjithë sulmuesve të Arsenalit sezonin e kaluar në Premierligë, Olivie Zhiru, Teo Uolkot, Dani Uellbek dhe Lukas Peres.