Skuadra e Rabotniçkit nesër në stadiumin pranë FFM-së, do të takohet me Tre Penën nga San Marino në kuadër të ndeshjes së kthimit të eliminatoreve në Liga Evropa.
Një ditë para ndeshje në konferencën për shtyp nga radhët e “Romantikëve” folën trajneri Viktor Trenevski dhe kapiteni Dushko Trajçevski.
“Ne jemi favorit, atje fituam 1:0. Nuk do të jetë e lehtë, mysafirët nga San Marino nuk do të vinë si turist. Por gjithsesi jam i bindur se Rabotniçki do të vazhdojë në raundin e dytë dhe dëshirojë që gjithçka të definohet në pjesën e parë. Në formacionin tonë do të ketë disa ndryshime të vogla”, është shprehur Trenevski.
“Shihej në ndeshjen e parë që skuadra nga San Marino dëshironte të luaj futboll, mirëpo ne dominuan dhe arritëm që të shënojmë vetëm një gol. Në ndeshjen e nesërme duam që të startojmë fuqishëm që nga minuta e parë që të shënojmë më herët golin dhe besoj që do t’ia arrijmë”, është shprehur kapiteni Trajçevski.
Takimi Rabotniçki-Tre Pene luhet nesër në stadiumin pranë FFM-së, me fillim në orën 17:30.