Tre emra të mëdhenj të futbollit evropian po përmenden për stolin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Bëhet fjalë për dy ish futbollistë të Milanit, Klarens Sedorf dhe Kritijan Panuçi si dhe për trajnerin e mirënjohur italian, Luigji De Kanio.
Holandezi, Klarens Sedorf është kandidatura më e fortë për të marrë drejtimin e Shqipërisë, ndërsa një tjetër kandidaturë serioze konsiderohet edhe ajo e Kristian Panuçit, një ish tjetër milanist, i cili për një periudhe dy vjeçare ishte ndihmës i Fabio Kapellos te Kombëtarja e Rusisë, ndërsa gjithashtu ka qenë trajner kryesor i skuadrave si Livorno dhe Ternana.
Një tjetër emër që po përmenden për stolin “kuq e zi”, është edhe ai i Luixhi De Kanios.
Me këtë të fundit është biseduar të martën dhe bëhet fjalë për një trajneri me eksperiencë, që ka drejtuar ekipe si Napoli, Katania, Rexhina, Xhenoa, Siena, Kuins Park Renxhers dhe Udineze, pjesë e së cilës ishte për herë të fundit gjatë vitit 2016-të.