Shkëndija e Tetovës nesër do të luaj ndeshjen e kthimit me Daçian e Moldavisë në kuadër të ciklit të parë eliminator në Liga Evropa. “Kuqezinjët” kanë epërsi 3:0 në rezultat nga ndeshja e parë e zhvilluar në Strumicë, mirëpo edhe përkrah këtij avantazhi ata mendojnë se ende asgjë nuk ka mbaruar, pasi janë edhe 90-të minuta për t’u zhvilluar.
“Ne jemi përgatitur maksimalisht që të përsërisim lojën si në Strumicë. E dijmë se asgjë ende nuk është e kryer edhe pse kemi rezultat të mirë. Por me plot seriozitet do të hyjmë edhe në ndeshjen e nesërme”, është shprehur trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.
“Pas lojës së parë kur bëmë lojë shumë të mirë dhe rezultatit pozitiv këtu, mendojmë se ende asgjë s’ka mbaruar. Kemi ardhur këtu për të përsëritur atë ndeshje dhe të shkojmë në raundin tjetër”, ka thënë kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani.
Takimi Daçia-Shkëndija luhet nesër në Kishinau të Moldavisë me fillim në orën 16:00.