Trajneri i Milanit, Vinçenco Montella është i kënaqur me punën që kanë bërë drejtuesit e klubit, mirëpo njëkohësisht thotë se do duhet të nxitojnë për të bërë skuadër sa më shpejt, pasi disa futbollistë të rinj të ofruar te “kuqezinjtë” nuk e njohin aq mirë kampionatin italian.
“Shumë futbollistë që janë afruar tani nuk e njohin kampionatin italian, ndaj duhet të nxitojmë, për t’u bërë skuadër sa më shpejt. Kaliniç? Sa më shumë futbollistë cilësorë të kesh, aq më mirë është, por jo të gjithë mund të luajnë titullarë. Më vjen mirë që dëshiron të vijë te Milani, edhe pse natyrisht më vjen keq për Fiorentinën, por gjithçka është bërë transparente. Çalhanoglu? Është një lojtar shumë i talentuar, jam kurioz. Di që luan në shumë pozicione në mesfushë. Andre Silva? Sulmues modern, me hapësira të mëdha përmirësimi dhe rritjeje, do të mundohem ta ndihmoj.” – u shpreh Montella.