Ylli i madh i futbollit Botëror, Lionel Messi do i mbetet besnik skuadrës së Barcelonës, me të cilët pritet që të vazhdojë kontratën deri me 30 qershor të vitit 2021.
Lajmin për kontratën e re të shumëpritur të argjentinasit u konfirmua zyrtarisht nga klubi “katalunas”. Marrëveshja në fjalë pritet të nënshkruhet javëve në vijim, pasi “pleshti”, i cili aktualisht ndodhet në muajin e mjaltit, do të rikthehet para startit të fazës së përgatitjeve për sezonin e ri. Të dyja palët veçmë kanë precizuar të gjitha detajet rreth kontratës së re.
Klauzola për blerjen e yllit argjentinas nga një skuadër tjetër e përfshirë në marrëveshje do të jetë në vlerë prej 300 milion euro.