Florian Kadriu kërkon golin e parë në një ndeshje zyrtare me fanellën e Rabotniçkit. Pasi kishte debutuar me gol te “romantikët”, ish futbollisti i FC Shkupit kërkon që një gjë të tillë të bëjë edhe në ndeshjen e nesërme ndaj Tre Penes, e vlefshme për turin e parë eliminatorë të Liga Evropa.
“Normal që jemi favorit kundër skuadrës së Tre Pene, mirëpo kjo nuk do të thotë që do të jetë kjo një ndeshje e lehtë. Për të arritur deri tek fitorja do të duhet të japim maksimumin të gjithë, të kryejmë detyrën tonë dhe të kualifikohemi në raundin tjetër. Normal opsioni i vetëm është vetëm fitorja, ndërsa do doja të ndihmoja skuadrën pse jo edhe me nje gol në rrjetën e kundërshtarit” – tha enkas për “infOSport.mk” Florian Kadriu, i cili në ndeshjen e parë të zhvilluar në San Marino luajti për gjatë 90-të minutave, mirëpo duke mos arritur të shënojë në rrjetën kundërshtare.
Rikujtojmë “romantikët” në ndeshjen e parë në transfertë shënuan fitore minimale 1:0 falë golit të shënuar nga Mitrov në minutën e fundit të takimit.
Foto: fkrabotnicki.com