Maliq Beluli pasi ndërpreu kontratën me Ferizajin, tashmë është një futbollist i lirë. Ai këtyre ditëve ndodhet në qytetin e tij të lindjes në Gostivar, ku po stërvitet në mënyrë individuale, ndërsa në adresë të tij nuk mungojnë ofertat.
“infOSport.mk” mëson se interesim për shërbimet e 22-vjeçarit kanë shprehur skuadra nga elita e futbollit kosovar dhe disa ekipe nga Maqedonia, përfshirë këtu emra edhe nga Liga e Parë.
Megjithatë Beluli nuk po ngutet dhe të gjitha ato po i shqyrton me shumë seriozitet, ndërsa skuadra që do i ofrojë kushte më të mira, me shumë gjasa sezonin e ri do e ketë në rradhët e veta.
Beluli në sezonin e fundit me ekipin e Ferizajit në 13 ndeshje realizoi 4 gola, ndërsa vlen të theksohet se tre xhiro ai bënte pjesë në formacionin e javës në Vala Superligë, ndërsa një xhiro u zgjodh edhe si futbollisti më i mirë i javës.
Përveç Ferizajit, Beluli gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me ekpin e vendlindjes së tij, Gostivarin si dhe me ekipin e Skopjes.