Reprezentuesi kroat, Ivan Perishiç është dënuar nga skuadra e tij e Interi, për shkak se ka marrë pjesë në një turne professional në volejboll që po zhvillohet në plazhë në vendlindjen e tij.
Sulmuesi 28 vjeçari pranoi ftesën për të marrë pjesë në “Biç Volej Masters” në Poreç, turne ky me font fituesi prej 250 mijë eurove. Nga tabori i Interit kanë shprehur pakënaqësi nga pjesëmarrja e Perishiçit në këtë turne, duke e dënuar kështu me të holla.
Perishiç në fazën e grupeve, regjistroi tre humbje dhe u eliminua nga ky turne.