Dy finalistët e fundit të Ligës së Kampionëve Evropian, Reali i Madridit dhe Juventusi janë dakorduar për transferimin e futbollistit të krahut të djathtë Ddanilo në “Torino”, shkruan “AS”, përcjellë “infOSport.mk”.
Sipas të përditshmes spanjolle “Zonja e Vjetër” do ti paguajë skuadrës kampione të Evropës 20 milion euro.
Para dy viteve Danilo te Reali erdhi nga rradhët e Portos për një shifër prej 11.5 milion euro, rikujton “AS”.
Danilo te Reali nuk ishte në nivelin e duhur, ashtu siç kishin pritur “mbretërit”, për të cilët sezonin e kaluar zhvilloi 17 ndeshje në La Liga dhe vetëm 3 ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian.
Sipas “AS”, ky transferim mund të bëhet realitet në tre ditët e ardhshme, ndërsa Danilo pritet të plotësojë zbraztirën e krijuar në krahun e djathtë pas largimit të Dani Alvesh.