Xhani De Biasi me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën e tij si trajner i përfaqësueses së Australisë. Sipas “Sport Njus”, De Biasi pëlqehet nga kryetari i federatës së Australisë, Stiven Lovi, me këtë të fundit që ka paralajmruar nëse Australia nuk kualifikohet direkt në Botërorin Rusi 2018, trajneri aktual Ange Postekolu do të shkarkohet nga posti.
Sigurisht që marrëveshja nuk është e thënë të mbyllet shpejt pasi gjithcka do të varet nga ndeshjet eliminatore, me Australinë që aktualisht në Grupin B, me pikë të barabarta me Arabinë Saudite të vendit të dytë dhe një pikë pas Japonisë kryesuese, me të cilën do të luajë ndeshjen e ardhshme në transfertë.
Rezultat e mira me Shqipërinë kanë bërë që De Biasi të jetë i kërkuar nga shumë skuadra dhe përfaqësuese tjera, ndërsa më favoriuzar tani për tani është kjo e Australisë.