Mesfushori argjentinas, Ever Banega është rikthyer te Sevilja, me të cilën skuadër ka firmosur kontratë deri në vitin 2020.
Banega kaloi një sezon te Interi, ndërsa më herët ishte pjesë e shumë sukseseve me skuadrën nga Andaluzia, që sërish hapi dyert për mesfushorin e saj.
“Jam shumë i lumtur që rikthehem në shtëpinë time. Këtu jam ndjerë çdoherë më së miri. Tani për mua fillon një aventurë e re, e mbushur me shumë entuziazëm dhe motivacion” – tha 29-vjeçari Banega, i cili menjëherë iu bashkua skuadrës nga “Ramon Sançez Pizhuan” në stërvitje.
Sevilja bashkë me Atletik Bilbaon janë dy skuadrat e para nga La Liga që veçmë startuan me përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2017/2018.