Asani i lumtur që do jetë pjesë e FC Shkupit

Shpend Asani është shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e FC Shkupit në sezonin e ri, ku shpreson të ketë më shumë hapësirë dhe të bëjë punën e tij më së miri, duke tundur rrjetat kundërshtare.

Ai në intervistën e dhënë për faqen zyrtare të klubit tha se gjithë së bashku mund të arrijnë objektivat e klubit.

“Padyshim se dhe unë jam i lumtur që do të bartë fanellën e FC Shkupi, duke dëshiruar që së bashku me skuadrën dhe mbështetjen e tifozëve të arrijmë suksese në kampionat, për të arritur objektivat e klubit”, – është shprehur futbollisti Asani, i cili me fanellën e Shkëndijës në sezonin e kaluar kishte regjistruar 4 ndeshje, duke shënuar dy gola, edhe atë në përballjen e xhiros së fundit ndaj Pelisterit.

 

Leave a Reply