Shqiprim Taipi prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e FC Shkupit. Ai te skuadra nga Çairi erdhi në formë huazimi nga skuadra e Shkëndijës, te e cila skuadër shkaku i konkurrencës së madhe nuk arrinte të gjejë hapësirë.
Pikërisht kjo bëri që Taipi të kërkojë një skuadër të re, ku do rigjente më shumë hapësirë dhe do të dëshmonte cilësitë e tij të vërteta.
“Jam i lumtur që u bëra pjesë e Shkupit, shpresoj që ti arrijmë objektivet që ka klubi, ndërsa kënaqësi për mua do të jetë që do të luaj edhe para tifozëve “Shvercerat” të cilët gjithmonë janë lojtar i dymbëdhjetë i klubit. Shpresojë që të kemi fat si skuadër por edhe ne si lojtar që të kemi një kampionat të suksesshëm”, tha Taipi për faqen zyrtare të klubit.
Shqiprim Taipi është me prejardhje nga Tërrnoci, ndërsa përveç me Shkëndijën në futbollin vendor ka luajtur edhe me ekipin e Horizont Turnovës (i huazuar nga Shkëndija).