Nëse trajneri i gjermanëve kërkon fitore, nga tabori i Kilit e shohin si presion për ta ta bërë të njejtën. Trajneri i përfaqësueses kiliane, Juan Antonio Pizi ka deklaruar se skuadra e tij nuk ka frikë Gjermaninë dhe se e kena të patjetërsueshme ta fitojnë këtë finale.
“Ne ndiejmë përgjegjësi maskimale për ta fituar këtë kompeticion në një farë mënyre, triumfi në finale është si një detyrim për ne. Nuk mund të them të njëjtën gjë për Gjermaninë, kështu që si trajner i Kilit më duhet ti motivoj lojtarët e mi të japin më të mirën e tyre dhe ta fitojmë këtë sfidë. Ne duhet të tregojmë se i kemi të gjitha mundësitë për të mposhtur Gjermaninë dhe me forcë duhet ta fitojmë këtë trofe”, është shprehur Pizi.
Ndeshja finale e Kupës së Konfederatave ndërmjet Gjermanisë dhe Kilit do të luhet sonte me fillim nga ora 20:00, ndërsa nga ora 14:00 në program është rezervuar të luhet ndeshja për vendin e tretë në mes Portugalisë dhe Meksikës.