Izair Emini me shumë gjasa pas përfundimit të ndeshjeve evropiane me Kukësin do të përfundojë aventurën e tij te kjo skuadër.
Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se ai ka një parakontratë me Shkëndijën dhe se në sezonin e ri futbollistik 2017/2018 do të veshë fanellën “kuq e zi” të skuadrës tetovare.
Ai pjesë e Kukësit është që nga janari i vitit 2016-të, kur te skuadra verilindore e Shqipërisë arriti nga rradhët e Renovës.
Ndryshe karrierën e tij Emini e kishte nisur pikërisht te Shkëndija, një skuadër që me çdo kusht dëshiron ta rikthejë atë në Tetovë. Emini është pjesë e asaj gjenerate të artë të skuadrës së Shkëndijës e cila në sezonin 2010/2011 u shpall kampione e Maqedonisë. Në rast se vjen deri te realizimi i kësaj transferte Emini do të punonte sërish nën urdhërat e trajnerit Qatip Osmani, me të cilin festuan titullin kampion te Shkëndija, por gjithashtu bashkë kishin qenë edhe si pjesë e Renovës.