Argjentinasi i Paris Sen Zhermenit, Anhel Di Maria është vënë në shënjestër nga ana e drejtuesve të Interit. Di Maria nuk është i lumtur te Paris Sen Zhermeni, për më shumë për faktin se kohëve të fundit është bërë objekt i kritikave nga ana e mediave franceze.
“Neroaxurrët” po përgatiin një ofertë prej 50 milion euro për shërbimet e ish futbollistit të Realit të Madridit. “Tuttosport” dhe “Mediaset Premium” zbulojnë se Interi planifikon të paguaj fillimisht 40 milion euro dhe më pas edhe 10 milion euro në formë bonusesh.
Gjithashtu ekziston mundësia që në këto negociata të përfshihet edhe francezi, Zhofri Kondogbia.
Mundësia që PSZH të blejë Hames Rodrigezin do të ndihmonte në transferimin e Di Marias te Interi.
Në rast se vjen deri te ndonjë marrëveshje, argjentinasi me “zikaltërit” nga “Xhuzepe Meaca” do të nënshkruante kontratë 4-vjeçare, ku do të përfitonte nga 7.5 milion euro në sezon.