Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev është larguar nga skuadra e Xhenovës dhe për momentin është nëj futbollist i lirë.
Pandevi me Xhenovën kishte kontratë deri më 1 korrik, ndërsa drejtuesit dhe reprezentuesi i Maqedonisë nuk arritën akordin që të vazhdojnë bashkëpunimin.
Për Pandevin janë të interesuar shumë klube evropiane, ndërsa së fundmi kishte oferta edhe nga Kina, mirëpo ai çdo herë e ka thënë se karrierën dëshiron që ta mbyllë në Itali.
Përveç Pandevit nga Xhenova u largua edhe Rafele Paladino.