Ka përfunduar Kampionati Evropian për të rinj deri në moshën 21-vjeçare.
Kombëtarja e Gjermanisë është shpallur kampione duke e mposhtur në finale Spanjën, me golin e shënuar nga Miçel Vejzer.
Pas përfundimit të këtij evropiani, është publikuar edhe formacioni më i mirë i përpiluar nga “Goal.com”, për përfshin nga 3 futbollistë të Kombëtareve angleze, gjermane dhe spanjolle, si dhe nga një nga kombëtarja e Portugalisë dhe ajo e Italisë.