Kishte arritur si një përforcim i madh te Shkëndija, mirëpo nuk arriti që të dëshmojë cilësitë e tij në fushën e blertë, edhe pse në ato momente që ishte në fushë, teknika e tij dhe lëvizjet e tij të krijonin përshtypjen se bëhej fjalë për një futbollistë të kalibrit të lartë.
E kemi fjalën për brazilianin Viktor Nildo Xhufo, i cili të premten edhe përfundimisht ndërpreu kontratën me Shkëndijën.
Ai te skuadra tetovare kishte ardhur në 10 janar të vitit 2015-të, ndërsa brenda periudhës dy vjeçare sa ishte pjesë e “kuqezinjëve”, ai zhvilloi vetëm 24 ndeshje kampionale, duke realizuar 6 gola.
Pas ndarjes me Shkëndijën braziliani nuk kishte mundur të largohej pa përshëndetur gjithë ata që kishte njohur gjatë kohës që kishte kaluar te skuadra tetivare, duke filluar nga drejtuesit e klubit, trajnerët, bashkëlojtarët si dhe grupin e tofozëve “Ballistët”.
“Çdo histori sado e bukur që të jetë, gjithsesi ka fundin e saj. Kështu edhe qëndrimi im në Shkëndijë përfundon këtu. Tani kur largohem nga Tetova, ndjej përgjegjësinë e falënderimit dhe mirënjohjes nga ana ime për gjithë ata që njoha këtu. Falënderim për drejtuesit dhe kryesinë e klubit për besimin e treguar ndaj meje dhe për mënyrën si më kanë trajtuar. Përshëndes gjithë bashkëlojtarët, trajnerët dhe njerëzit me të cilët këto vite kemi qenë si një familje. Falënderimi dhe mirënjohja më e madhe shkon në drejtim të tifozëve të Shkëndijës “Ballistëve” për mbeshtetjen dhe ngrohtësinë e treguar ndaj meje. Ata, klubi dhe qyteti gjithmonë do të mbeten në zemrën time. Unë do të mbetem tifoz i madh i Shkëndijës dhe klubit i dëshiroj shumë suksese në të ardhmen. Largohem si mik dhe në kërkim të sfidave të reja në karrierë dhe jetë. Falënderit të gjithëve.��Me respekt, Victor Nildo Juffo” – shkruante braziliani në profilin e tij.
Kontrata e Viktor Nildo Xhufo me Shkëndijën skadonte në janar të vitit 2018-të, mirëpo me marrëveshje të dyanshme, palët ndërprenë marrëveshjen.
Çdo histori sado e bukur që të jetë, gjithsesi ka fundin e saj. Kështu edhe qëndrimi im në Shkëndijë përfundon këtu. Tani kur largohem nga Tetova, ndjej përgjegjësinë e falënderimit dhe mirënjohjes nga ana ime për gjithë ata që njoha këtu. Falëderim për drejtuesit dhe kryesinë e klubit për besimin e treguar ndaj meje dhe për mënyrën si më kanë trajtuar. Përshëndes gjithë bashkëlojtarët, trajnerët dhe njerëzit me të cilët këto vite kemi qenë si një familje. Falënderimi dhe mirënjohja më e madhe shkon në drejtim të tifozëve të Shkëndijës "Ballistëve" për mbeshtetjen dhe ngrohtësinë e treguar ndaj meje. Ata, klubi dhe qyteti gjithmonë do të mbeten në zemrën time. Unë do të mbetem tifoz i madh i Shkëndijës dhe klubit i dëshiroj shumë suksese në të ardhmen. Largohem si mik dhe në kërkim të sfidave të reja në karrierë dhe jetë. Falënderit të gjithëve.��Me respekt, Victor Nildo Juffo.
Публикувахте от Nildo Victor Juffo в 30 юни 2017 г.
Emri i 24-vjeçarit ndërlidhet me një transferim te skuadra e Flamurtarit nga Superliga shqiptare, atje ku do rigjejë trajnerin Shpëtim Duro. Informacionet e “infOSport.mk” flasin se Xhufo do të prezantohet që sot nga ana e drejtuesve të skuadrës vlonjate, që te braziliani sheh një përforcim të madh në mesfushë.