Shkëndija ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para përballjes të së enjtes me Daçian e Moldavisë në kuadër të eliminatoreve të Liga Evropa.
“Kuqezinjtë” ushtruan në stadiumin “Mladost” në Strumicë, duke përfunduar përgatitjet për sfidën e parë evropiane për këtë vit, duke shpresuar se do të rezultojë pozitive, duke pasur parasysh se nga stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja e sotme, Shkëndija nuk ka kujtime të mira.
“Kuqezinjtë” me 17 maj të këtij viti humbën finalen e Kupës ndaj Pelisterit. Ata edhe pse ishin favoritë absolut ndaj skuadrës nga Manastiri, në fund kokëulur lëshuan stadiumin “Mladost”. Mirëpo shpresojmë se një gjë e tillë mos të ndodh edhe në takimin ndaj Daçias, që starton në orëna 18:00.