Skuadra e Kukësit ku është pjesë tetovari Izair Emini është përfshirë në hije të trukimit të disa ndeshjeve. Iza me Kukësin fituan titullin e Kampionit në këtë sezon të Kampionatit shqiptarë dhe kur po përgatiten për kualifikueset e Ligës së Kampionëve, emrin i skuadrës kukësiane është njëllosur sërisht nga agjencia europiane për zbulim të trukimeve, Federbet.
Agjencioni në fjalë kësaj radhe ka hedhur dyshime në ndeshjet miqësore që Kukësi i zhvilloi në kuadër të përgatitjeve para takimeve evropiane.
“Kukësi – Botosani 3-1. Të tjera lëvizje të mëdha dhe të çuditshme në baste. Ne nuk gjykojmë, por thjesht vëzhgojmë!”, shkruhet në reagimin e agjencisë.
Kukësi fitoi ndaj rumunëve të Botoshanit me rezultat 3:1, ndërsa humbi 7:0 nga Volfsberger. Për të dyja këto ndeshje, kompania Federbet ka ngritur dyshime se janë paracaktuar.
Kujtojmë që Kukësi do të luaj ndeshje miqësore me Rostovin me 2 korrik, ndërsa 2 ditë më vonë do të përballet me Dinamon e Moskës, po ashtu në ndeshje miqësore.
Kukësi në ndeshjen e parë eliminatore në kuadër të Ligës sëKampionëve do të takohet me Sherif Tiraspolin.