As trajneri, e as kapiteni, në konferencën për shtyp flet pronari i Daçias, Shishkhanov (VIDEO)

Diçka e pazakontë ka ndodhur në konferencën për shtyp të skuadrës kundërshtare të Shkëndijës, Daçias. Kur të gjithë prisnin që në të, të paraqitet trajneri apo edhe kapiteni i skuadrës, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi para gazetarëve doli të flas numri një i kësaj skuadre, pronari Adlan Shishkhanov, pasuria e të cilit llogaritet në 6 miliard euro.

Ai tha se Daçia nuk kishte fat në shortin e hedhur, megjithatë duke potencuar se skuadra e tij në Maqedoni ka ardhur për të fituar dhe se do të jetë Daçia, skuadra që do të kualifikohet për në raundin e dytë.

“Shorti nuk ka qenë me fat për ne, pasiqë për kundërshtarë kemi marrë një skuadër të fortë, siç është Shkëndija, por ne nuk kemi frikë nga askush,  jemi këtu për të provuar shanset tona, do të luajmë njejtë, si në shtëpi apo jashtë, thjesht kemi ardhur për të fituar, kur ka nevojë do të mbrohemi, kur do të duhet të sulmojmë. Janë dy ndeshje dhe besojmë se mund të kualifikohemi në raundin tjetër” – tha pronari Adlan Shishkhanov, i cili nga ana e moldavëve u paraqit si ndihmës trajner i Daçias.

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Daçias zhvillohet të enjten në stadiumin “Mladost” në Strumicë me fillim në ora 18:00.

 

Leave a Reply