Shkupi prej nesër ndez motorët

Skuadra e Shkupit prej nesër do të ndez motorët  për stinorin e ri pranveror, ku “bardhëkaltërit” nga Çairi shpresojnë se këtë vit do jetë më ndryshe dhe se nuk do të ndodhen në situatë që mbijetesën ta sigurojë përmes ndeshjeve të balotazhit, ashtu si ndodhi në sezonin e fundit, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi sezonin e ri do ta nis me disa ndryshime në formacion, duke pasur parasysh se disa prej futbollistëve të sezonit të kaluar u larguan nga kjo skuadër, që shpreson se në vend të tyre do të sjellë zëvendësime adekuate, që do bënin të mos vërehet mungesa e tyre.

Madje gjatë ditës së sotme drejtuesit e skuadrës “bardhekaltër” prezantuan përforcimin e parë, Kristijan Stojkoskin, i cili vjen nga rradhët e Makedonija Gjorçe Petrovit. Ata premtuan se ditëve në vijim do sjellin edhe përforcime tjera, që sa më të përgatitur të presin sezonin 2017/2018.

FC Shkupi fillimisht do të stërvitet në Shkup për dy javë, që më pas diku rreth datës 17 korrik të udhëtojë drejt Ohrit apo Mavrovës, ku do të zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve ku është paraparë që skuadra të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësorë.

Leave a Reply