Dani Sevajos është shumë pranë transferimit te Reali i Madridit. Mediat në Spanjë raportojnë se futbollisti i Betisit ka kohë që ndiqet nga kampionët e Europës.
Paraqitjet e talentit spanjoll me fanellën e Spanjës në Evropianin e Polonisë për të rinj, edhe përfundimisht kanë bindur drejtuesit e “mbretërve”, për të provuar blerjen e Sevajos nga rradhët e Betisit.
Mesfushori nga Sevilja ka shkëlqyer në sezonet e fundit dhe ka një klauzolë prej 15 milionësh për prishje kontrate, por Reali është gati të paguajë edhe më shumë se aq dhe gjithashtu është gati ta lërë edhe një vit në huazim te Betisi, që të rritet.
Reali kërkon të firmosë për 6-7 vite me talentin e kombëtares, për të rritur një brez të ri lojtarësh që do të jenë e ardhmja e Realit, duke përfshirë emra si Asensio, Majoral, Jorente e Vajeho, por edhe emra të së ardhmes si Teo e Vinisius, lojtarë shumë premtues, të blerë javët e fundit.