Strategu shkupjan i Trepçës ’89, Zekerija Ramadani, ka komentuar humbjen 2-1 nga Vikinguri në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.
“Ndeshjen e kishim në kontroll, por në dy momente me të vërtetë nuk reaguam si duhet dhe përvoja e kundërshtarit na ndëshkoi. Duke e marrë parasysh që ishte hera e parë që luajmë në një kompeticion kaq të rëndësishëm, duhet të jemi të kënaqur, por rezultati është jo i real”, ka thënë Ramadani për Gazetën Olle.
Ai beson se me potencialin që kanë, do t’ia dalin të kualifikohen tutje.
“Patjetër që besojmë. Ky është një rezultat i hapur dhe jam i bindur që do të vazhdojmë garën”, përfundoi trajneri i kampionëve të Superligës.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në stadiumin “Adem Jashari” me 4 korrik.