Kili është skuadra e parë që ka siguruar finalen e madhe të Kupës së Konfederatave, pasi në gjysmëfinalen e parë eliminoi Portugalinë e Kristiano Ronaldos.
90 minutat e kohës së rregullt përfunduan pa gola, ndërkohë që as në 30 minutat e shtesës nuk pati ndryshim të rezultatit.
Gjithçka u vendos nga penalltitë, aty ku portieri Kaludio Bravo “hipnotizoi” portugezët dhe u priti tre penallti radhazi, edhe atë futbollistëve si Kuarezma, Mutinjo dhe Nani.
Në anën tjetër për Kilin të sigurtë ishin Vidal, Arangis dhe Sançez, duke bërë që Kili që të shënojë fitore me rezultatin 3:0.