Braziliani Dani Alvesh edhe zyrtarisht më nuk do të jetë pjesë e Juventusit, me të cilën skuadër vetëm gjatë një viti qëndrim arriti që të shpallet kampion dhe të fitoj në Kupën e Italisë, ndërsa gjithashtu edhe të luaj në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij u mposht nga Reali i Madridit.
Braziliani 34-vjeçar ka prishur me marrëveshje kontratën me kubin italian, ndërsa një gjë të tillë kishte bërë të ditur përmes profilit të tij në “Instagram”: “Sot marrëdhënia jonë profesionale merr fund dhe do t’i kem gjithmonë në zemër ata që e bëjnë Juventusin një klub të madh. E kam zemrën e pastër dhe u kërkoj falje tifozëve të Juventusit, nëse në ndonjë moment kam bërë diçka që mund t’i ketë ofenduar, por kjo është mënyra si i jetoj gjërat, në mënyrë spontane”.
Për ish-mbrojtësin është gati një kontratë me Mançester Sitin, ku e pret ish-trajneri i tij Pep Guardiola, me të cilin kishin punuar bashkë edhe te Barcelona.