Ledian Memushaj mund ti bashkohet Thomas Strakoshës te Lacio. Lajmin e ka zbuluar “Corriere dello Sport”, sipas së cilës reprezentuesi shqiptarë u është ofruar drejtuesve “lacialë”, të cilët janë në kërkim të një mesfushori me tiparet e 30-vjeçarit.
Në fakt ka qenë vetë trajneri Simone Inzaghi i cili ka shfaqur shqetësimin e tij për repartin e mesfushës, ku e sheh organikën të paplotësuar.
Memushaj, edhe pse ka shfaqur besnikëri ndja Peskarës, nuk do të hezitonte të firmoste për klubin kryeqytetas që do t’i jepte mundësinë për të qëndruar në “Serie A”.
Lacio është kualifikuar në fazën e grupeve të Liga Europa, çka do të thotë se do të jetë e angazhuar maksimalisht në tre fronte.
Për t’i dhënë frymëmarrje Senad Luliçit dhe Marko Parolos, Inzaghi preferon të ketë nën urdhrat e tij edhe Ledian Memushajn, që edhe pse nuk do të ishte zgjedhje e parë, mund të rezultojë shumë i vlefshëm falë cilësive të tij teknike.