Skuadra e Romës e ka konfirmuar transferimin e radhës. Bëhet fjalë për holandezin, Rick Karsdorp i cili ditën e sotme ka mbërritur në kryeqytetin italian për të finalizuar transferimin tek “ujqërit”.
22-vjeçari Rick është prodhim i Fejenordit, me të cilën skuadër sezonin e kaluar zhvilloi plotë 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Ai gjithashtu është edhe pjesë e kombëtares së parë të Holandës, për të cilën ka zhvilluar dy ndeshje. Në kuadër të elitës së futbollit holandez, Rick me petkun e Fejnordit ka zhvilluar githsej 78 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.