Policia franceze mëngjesin e sotëm ka arrestuar futbollistin e njohur të Bayern Mynihut, Kingslei Koman. Lajmin e ka bërë të ditur e njohura “L’Equipe”, sipas të cilës arsyeja e arrestimit ka qenë për dhunë ndaj ish të dashurës së tij.
Gjithsesi Koman është lënë i lirë pasdite, ndërsa Koman e ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës, me këtë të fundit që përfundoi në spital dhe do të qëndrojë atje për 8 ditë.
Më qesharake është arsyeja që ka nxitur futbollistin të reagojë në këtë mënyrë, pasi ish e dashura e tij i ka marrë paswordin të rrjetit social “Instagram” .
Siç bënë të ditur shtypi francez, në shtator Koman do të dalë pranë gjyqit për këtë çështje.