Gjermania dhe Spanja do të diskutojnë mes tyre rreth titullit kampion i Evropës për të rinj, pasi që të dyja këto kombëtare sot në ndeshjet gjysmëfinale, i’a arritën që të eliminojnë Anglinë, gjegjësisht Italinë, njofton “infOSport.mk”.
Udhëtuesin e parë e vendosën vetëm penaltitë, pasi ndeshja midis Gjermanisë dhe Anglisë në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 2:2.
Dejvi Selke shënoi për gjermanët në minutën e 35-të, por golin e sulmuesit të talentuar e përmbysën Demarai Grei në minutën e 41-të dhe Temi Abraham në të 50-tën. Ëndrrat e Anglisë morën një goditje në minutën e 70-të, kur barazoi Feliks Plate, ndërsa më pas nuk pati gola, as në kohën shtesë, dy herë nga 15 minuta.
Djemtë e trajnerit Shtefan Kunc triumfuan pas 11-metërshave me rezultatin 4:3, me portierin Julian Polersbek që u bë hero, sepse priti penalltitë e gjuajtura nga Temi Abraham dhe Nethën Redmond.
Në gjysmëfinalen e dytë, Spanja që ishte në grup bashkë me Maqedoninë, me rezultatin 3:1 mundi Italinë e Donarumas, i cili thjesht ishte i pafat sonte përballë spanjollit të disponuar Saul Niguez, i cili i vetëm mundi “axurrët” duke shënuar që të tre golat. Golin e parë futbollisti i Atletiko Madridit e realizoi në minutën e 53-të, ndërsa dy golat tjerë që zhvlerësuan golin e barazimit të Bernardeskit në minutën e 62-të, Niguez i realizoi në minutat 65 dhe 74.
Ndeshja e madhe finale e Evropianit që po zhvillohet në Poloni në program është me datë 30 qershor në Krakov.