Atletiko Madridit është kandidati befasues për shërbimet e Zlatan Ibrahimoviç. Marrëveshja e sulmuesit suedez me Mançester Junajtedin mbyllet në fund të kësaj jave, ndërsa nga “Olld Traford” veçmë kanë paralajmëruar se nuk do ti vazhdojnë të njëjtën.
35-vjeçari vazhdon të kurohet në bazën e “Djajve të Kuq”, ndërsa sipas parashikimeve rikthimi i tij mund të ndodh vetëm në fund të vitit.
Në anën tjetër Atl. Madridi nuk ka të drejtë për të regjistruar futbollistë të rinj deri në janarin e vitit 2018-të.
Kombinimi i këtyre dy faktorëve mund të rezultojë i dobishëm për transferimin e Ibrahimoviç. Nga Atletiko Madridi do i ofrojnë suedezit që kurimin e tij ta vazhdojë në Spanjë dhe më pas të nënshkruajnë kontratën në letër.